Atletico Madrid përgatit goditjen e madhe, Simeone kërkon yllin e Manchester City

Atletico Madrid përgatit goditjen e madhe, Simeone kërkon yllin e Manchester City

Altetico Madrid mbylli sezonin si kampione e Spanjës dhe tashmë drejtuesit po përgatiten për një afrim të madh si dhuratë për trajnerin Diego Simeone. Sipas “France Football”, trajneri argjentinas ia ka bërë të ditur dëshirën e tij në merkato. Simeone kërkon në skuadër fantazistin portugez të Manchester City, Bernardo Silva.

26-vjeçari mund të jetë goditja e madhe për Atleticon në merkaton e verës, me madrilenët që do përforconin repartin e avancuar, për të kërkuar më pas edhe sukses në Champions League, aty ku i kanë shkuar trofeut shumë afër në dy raste, por në finale janë mposhtu nga rivalët e Real Madrid.

Një rol të rëndësishëm në këtë lëvizje, pritet ta luajë agjenti i Bernardo Silvës, Jorge Mendes, i cili ka nisur kontaktet me drejtuesit e Atletico Madrid, mbi një transferim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy