Në fushë humbi 5-0, por UEFA i jep Kosovës fitoren 0-3 në tavolinë

Në fushë humbi 5-0, por UEFA i jep Kosovës fitoren 0-3 në tavolinë

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka marrë sot një lajm të mirë nga UEFA pasi është njoftuar që ka fituar me rezultatin 0-3 në tavolinë ndeshjen kualifikuese të Europianit ndaj Norvegjisë, e vlefshme për Grupin 5.

Takimi i zhvilluar më datë 12 qershor në Dramen u fitua në fushë nga vendësit me rezultatin 5-0, por aktivizimi i një futbollisti të palejuar për shkak të pezullimit me kartonë, Kristofer Ajer, solli që Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ta kalojë rezultatin e kësaj ndeshjeje në favor të Kosovës së drejtuar nga Rafet Prekazi.

norvegji kosove

Në grupin kualifikues të Kosovës janë zhvilluar vetëm dy ndeshje të po kësaj përfaqësuese, me të parën e humbur 1-0 në transfertë ndaj Irlandës U-21 dhe të dytën e fituar në transfertë me rezultatin 0-3 ndaj Norvegjisë U-21. Në këtë mënyrë Kosova U-21 mban vendin e dytë në klasifikim me 3 pikë, po aq sa Irlanda U-21 që kryeson për shkak të epërsisë në ndeshje direkte.

renditja kosova u21

Ky vendim i marrë nga UEFA pritet që t’i japë një motivim më shumë skuadrës së Kosovës për të bërë paraqitje më pozitive në ndeshjet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy