Rodri, objektiv i Real Madridit

Rodri, objektiv i Real Madridit

Pas sukseseve me Manchester City-n dhe sidomos me ‘’ La Furia Rojan ‘’ në Europian, Rodri tashmë është shëndërruar në objektivin e Real Madridit.

28 vjeçari është një ndër më të mirët në botë në pozicionin ku aktivizohet, referent i padiskutueshëm si tek ‘’ Qytetaret ‘’ ashtu edhe tek ish kampionët e botës dhe katër herë Europës.

Sipas gazetarit Duncan Castles, drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ kanë filluar punën për ta tranferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në një të ardhme të afërt, i cili ka treguar se mund të bëjë diferencën në çdo sfidë.

Ky sukses tashmë i ka dhënë mundësinë për të qenë një ndër kandidatët për fitimin e ‘’ Topit të Artë ‘’ ndërsa bardhekaltërit po punojnë me shumë përkushtim për t’ia rinovuar kontratën duke qenë se është një ndër nxënësit shembullorë të Pep Guardiolas.

Megjithatë, duhet riktheksuar se kur bëhet fjalë për skuadrën e zemrës presidenti Florentino Perez jep maksimumin, i cili është një ndër figurat më të shquara të këtij klubi dhe e përforcoi para pak kohësh me Kylian Mbappe, sulmues që vijon të bëjë diferencën.

Tek një klub si ‘’ Los Merengues ‘’ transferimi i lojtarëve më të mirë në qarkullim është një detyrim bosin spanjoll, i cili ndër vite e ka shëndërruar në një ndër më të suksesshmit e të gjitha kohërave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy