
Pas një pauze disa javore, këtë fundjavë do të rikthehet Abissnet Superiore, që do të luaja javën e 13-të.
Pesë ndeshjet e kësaj jave, janë ndarë në dy ditë, tre të dielën dhe dy të hënën.
Bylis pret Laçin në “Adush Muça”, të dielën në orën 13:00, në një ndeshje ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitore.
Në të njëjtin orar, luhet edhe sfida mes Kukësit dhe Teutës, me skuadrat që nuk ndodhen në pozita komode dhe fitoren e kanë detyrim.
Po të dielën, Erzeni dhe Partizani përballen mes tyre në stadiumin “Niko Dovana”.
E hëna rezervon dy sfidat e tjera, me Vllazninë që pret Egnatian në “Loro Boriçi” në orën 16:30, ndërsa në orën 19:00, Tirana përballet me Kastritoin në “Air Albania”.



