Skuadrat shqiptare, vazhdojnë përgatitjet për rifillimin e kampionatit, pas pauzës së Botërorit.
Ditën e sotme, në kryeqytet, u zhvillua miqësorja mes Dinamos dhe Kukësit. Në fund, ishin verilindorët ata që triumfuan me rezultatin 1-2.
Dy golat për skuadrën e Dobit, u shënuan nga Klejdi Daci dhe Jakup Berisha, ndërsa për Dinamon golin e vetëm e realizoi Taulant Marku.



