Opinionisti Uvil Zajmi duke folur në “Mcn Informacion” tha se skuadrat italiane kanë tjetër fytyrë në Ligën e Kampionëve dhe tjetër në Serinë A.
Ai theksoi se Juventusi zhgënjehu përballë Shtutgartit, ndërsa te Milani u rikthye qetësia. Spektakolare e konsideroi ai përmbysjen e Realit ndaj Dortmundit.
“Ka patur një efekt interesant, provokues, se me çfarë Juventusi kemi të bëjmë, ndryshe në kampionat, ndryshe në Champsions League. Në 8 javë ka një pamje më ndryshe në Seria A, dhe ndryshe në Champions. Dje zhgënjehu dhe kjo hap më tepër polemika ndaj skuadrës. Dje skuadra u dorëzua, dhe u dominua totalisht nga Shtutgarti. Sot është diskutuar shumë paraqitja e Juventusin, por e kanë justifikuar që do shfaqemi pozitivisht me Interin. Mbrëmë Shtutgarti e dominoi lojën në aspektin taktik, teknik, dhe sot diskutohet që ekipet italiane vuajnë në aspektin teknik. Te Milani s’flitet më për trajnerin, takimet e fundit e kanë konfirmuar, rezultati i mbrëmshëm jep entuziazëm, tjetër atmosferë, edhe pse u arrit me vështirësi dhe ndaj një skuadre modeste. Çështja Leao mbetet e hapur. Deri më tani është një zhgënjim, një lojtar që s’shënon dhe krijon probleme. Gjithsesi takimi i djeshëm rikthen qetësinë te Milani. Formula e re lë të hapur surprizën, befasinë, dhe vështirë që një skuadër të tolerojë. Gjykoj një Champions League me surpriza, befasi. Ndeshja e Realit pati dy pamje. Pjesa e dytë ishte spektakolare, me 5 gola të shënuar, ndaj një kundërshtari jo të lehtë. Jemi mësuar me Realin që të përmbysë rezultatet, por jo si mbrëmë. Skuadrat italiane i kemi me tjetër fytyrë në Champions League dhe tjetër në Serinë A, përjashto Atalantën. Ka diferenca si në aspektin teknik dhe taktik të lojtarëve. S’kemi një lider te Juventus, Inter, Milan. Ndërsa Reali e ka.”



