Atletico shënjestron Maxi Gomez

Atletico shënjestron Maxi Gomez

Pas daljes në skenë të emrave si Antoine Griezmann dhe Rafa Mir , Atletico Madridi nuk është dorëzuar me kaq dhe ka piketuar një lojtar kyç tek Valencia . Flitet për Maxi Gomez , sulmues që bëhet alternativa e tretë e Diego Simeones për fuqizimin e fazës ofensive  .  ‘’ El Cholo ‘’ tentoi transferimin e uruguajanit edhe në merkaton e kaluar por sipas  As  nuk do të bëjë hapa prapa  deri sa ta transferojë në  ‘’ Wanda Metropolitano “ .  

 Maxi Gomez është një njohës shumë i mirë i Primera Division sidomos pas eksperiencave tek Celta Vigo dhe aktualisht tek  Valencia  dhe me karakteristikat që mbart mund ti krijojë shumë lehtësira Atleticos drejt shënimit të golave . E ardhmja e kryeqytetasve parashikohet se do të jetë disi e komplikuar  sepse kanë me vete peshën e  fitimit të kampionatit në të cilin duhet të tregojnë se mund të kenë vazhdimësinë e sezonit të kaluar .

Për më tepër Valencia  e ka humbur protagonizmin e dikurshëm ku ishte  rregullisht pjesëmarrëse në Champions League dhe Atletico ja ofron uruguajanit këtë kënaqësi  .

Ky element mund të ndikojë në vendimarrjen e  Maxi Gomez sepse do të ishte i rrethuar nga një skuadër kampionësh që liderohet nga një trainer për të cilin fjalët janë të tepërta .

Sulmuesi i kombëtares ‘’ Celeste ‘’ ka zhvilluar një performancë pozitive në një kampionat shumë kompetitiv si La Liga  dhe në 30 ndeshje ka shënuar 7 gola  të shoqëruara me 5 asiste   duke  treguar se mbetet shumë i rëndësishëm për trainerin  Jose Bordalas .   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy