Formacionet zyrtare/ Xhaka mungesa e madhe te Zvicra, Spanja zbret në fushë me më të mirët

Formacionet zyrtare/ Xhaka mungesa e madhe te Zvicra, Spanja zbret në fushë me më të mirët

Do të luhet duke filluar nga ora 18:00, ndeshja mes Zvicrës dhe Spanjës, e vlefshme për fazën çerekfinale të Europianit. Të dyja kombëtaret futen vetëm me një qëllim në fushë, të marrin fitoren, e cila do i dërgonte në gjysmëfinale.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin maksimumin. Zvicra vjen në këtë ndeshje pas eliminoi Francën, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku gjithçka u vendos nga penalltitë. Në krahun tjetër, Spanja eliminoi Kroacinë, me shumë vuajtje pas 120 minutave lojë.

Për sa i përket formacioneve, mungesa e madhe te Zvicra është Granit Xhaka. Ky i fundit u ndëshkua me të verdhë ndaj Francës duke plotësuar numrin e kartonëve dhe në këtë mënyrë humb sfidën e sotme. Ndërkohë Enrique nuk është kursyer, duke hedhur në fushë më të mirët për Spanjën.

FORMACIONET ZYRTARE:

Zvicër: Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, Zakaria, Embolo, Freuler, Seferovic, Rodriguez, Zuber, Shaqiri.

Spanjë: Unai Simon, Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Jordi Alba, Busquets, Koke, Pedri, Sarabia, Ferran Torres, Morata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy