Lewandowski, dëshiron qëndrimin tek Barcelona

Lewandowski, dëshiron qëndrimin tek Barcelona

Së fundmi është përfolur në disa raste mbi të ardhmen e Robert Lewandowkit.

Polaku e përfundon kontratën me ‘’ Los Cules ‘’ në fundin e sezonit aktual por duket se historia ka ndryshuar totalisht dhe ka deklaruar se dëshiron të vijojë në rradhët e tyre. 

37 vjeçari ka ende shumë për të dhënë gjatë sfidave dhe traineri Hansi Flick beson se eksperienca e ti do ti shërbejë spanjollëve në ato përcaktueset. 

Mirëpo duhet theksuar se problematikat në aspektin ekonomik vijojnë por ishi i Borussia Dortmundit është i gatshëm të pranojë reduktimin e pagës dhe ti qëndrojë besnik ish fituesve të Champions Leagues.

 Në përgjithësi kur flitet për sulmues të këtij niveli pavarësisht moshës nga ekipet e elitës bëhet maksimumi për të siguruar qëndrimin për më tej. 

Megjithatë, së fundmi pjesë e listës se Hansi Flickut është bërë edhe Lautaro Martinez. 

Argjentinasi po e tregon veten prej disa sezonesh, referent në ofensivën e Interit. 

Ulje-ngritjet në aspektin ekonomik nuk i lënë hapësirë Joan Laportas për ta tentuar firmosjen me lojtarë të kësaj kategorie, edhe pse dëshira është shumë e madhe. 

Robert Lewandowski ka deklaruar se ndihet mirë në Katalunjë dhe do të luftojë për të vijuar me protagonizmin pavarësisht rivaliteti në futboll sa vjen edhe ashpërsohet, sidomos në elitën e kontinentit të vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy