
Mesfushori i Newcastle Allan – Saint Maximin aktualisht po përjeton një ndër periudhat më të suksesshme të karrierës. Për 24 vjeçarin janë interesuar disa klube të njohura sidomos në Premier League , ku Liverpooli dhe Chelsea janë gati t’ia rrëmbejnë bardhezinjve . Sipas ‘’ The Sun ‘’ pistat për të ardhmen e francezit nuk mbarojnë me kaq sepse edhe Everton i është bashkuar luftës për këtë lojtar që po bën bujë në Angli .
Teorikisht ‘’ The Toffees ‘’ nuk mund të krahasohen me pretendentët e lartpërmendur por dëshira e Rafael Benitez është formimi i një skuadre tepër kompetitive dhe drejtuesit respektivë do ti provojnë të gjitha mënyrat për të transferuar Allan- Saint Maximin në ‘’ Goodison Park ‘’.
Intensiteti i kërkesave thekson se drejtuesve të bardhezinvje do ti duhet të dëgjojnë ofertat për pilarin e mesfushës sepse mund të nënkuptojnë një rritje të konsiderueshme në aspektin ekonomik për një skuadër që përgjithësisht ka luftuar në mesin e tabelës në Premier League. Kontrata e tij me Newcastle skadon në 2026-tën por zërat për largimin nga ‘’ St James’Park ‘’ shtohen dita ditës dhe ky fakt mund t’ia ndryshojë shumë shpejt të ardhmen ishi-t të Nicës .
Pavarësisht se është ende herët për të dhënë një verdikt më të qartë, në kontinentin e vjetër pritet një konkurrencë shumë e ashpër por theksi me shumë gjasa do të vihet tek rëndësia e projektit që do ti prezantojnë skuadrat në fjalë talentit të Newcastle .



