Kombëtarja shqiptare U-19 është mundur nga Gjermania me rezultatin 3-2 në ndeshjen e luajtur në “Selman Stermasi” që është e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2017”.
Ekipi i drejtuar nga trajneri, Arjan Bellai, pavarsisht humbjes arriti që të bëjë një paraqitje mjaft të mirë duke shënaur dy gola.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të gjermanisë ku autor të golave ishin Kohlert, Shipnoski dhe Baku.
Ndërsa në pjesën loja e kuqezinjve ndryshoi tërësisht duke dominuar ku arritën që të shënonin dy gola me autor Agim Zekën që shënoi një dopietë.
Një ndeshje e mirë për kuqezinjtë e vegjël që dhuruan një performancë të bukur ndaj një kundërshtari të vështirë.



