Diego Costa kthehet në Premier League

Diego Costa kthehet në Premier League

Pas eksperiencës tek Atletico Mineiro , përsëri Premier League ka treguar interes për Diego Costan .

Etapa tek Chelsea evidentoi potencialin e 33 vjeçarit në majën e sulmit dhe tani pas disa sezonesh Wolverhampton e ka bindur golashënuesin.

Me ‘’ Ujqërit ‘’ ishi i Atletico Madridit ditën e sotme do të zhvillojë testet përkatëse dhe më pas do të firmosë për një sezon me anglezët .

Wolverhampton do të jetë ekipi i 11-të në karrierën e sulmuesit nga Sergipe i cili  gjatë eksperiencës me ‘’ Blutë e Londrës ‘’  fitoi dy Premier League dhe një Kupë e më pas Primera Division me ‘’ Los Colchoneros ‘’ duke treguar se është një lojtar shumë insistues , me një potencial të jashtëzakonshëm në metrat e fundit.

 Para pak kohësh Wolves humbi një pilar të ofensivës si Adama Traore i cili dëgjoi zemrën dhe u rikthye përsëri në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe  Bruno Lage do të ketë një siguri më tepër në metrat e fundit pasi Diego Costa i ka  treguar  aftësitë kudo ku ka vënë këmbët.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy