Pavarësisht se priteshin lajme të mira për nisjen e futbollit qeveria ende nuk ka kthyer përgjigjje për kërkesat e Ligës Profesioniste, edhe pse presidenti Duka tha të shtunën se kishte patur një takim me kryeministrin Rama. Për këtë arsye Liga Profesioniste me anë të një shënimi në faqen zyrtare ka deklaruar se të hënën ajo do të mblidhet sërish, për të diskutuar se si do të vijohet më tej në këto kushte.
“Njoftim për Shtyp
Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.
Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.
Liga Profesioniste e Futbollit
Tiranë më 24 Tetor 2020,”-thuhet në njoftimin e Ligës.



