
Alejandro Garnacho vijon të jetë një ndër lojtarët më premtues të Europës.
Spanjolli po zhvillon sezonin e katërt në rradhët e Manchester United, një element tejet cilësor.
Orët e fundit Napoli i ka trokitur në derë anglezëve, për të cilin sipas informacioneve Aurelio Di Laurentis është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro.
Antonio Conte e kërkon medoemos në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, i cili në fakt ka hasur probleme nën drejtimin e Ruben Amorim.

‘’ Il Partenopei ‘’ pretendojnë të përfitojnë, të ndërgjegjshëm për cilësitë e 20 vjeçarit, i cili konsiderohet ideal për 3-5-2 shin e trainerit nga Lecce.
Bardhekaltërit natyrisht janë një ndër ekipet historikë të Italisë, fitues të kampionatit përpara dy sezoneve.
Pavarësisht se është pjesë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues mungesa e hapësirave sidomos në këtë moshë po e dëmton karrierën e Alejandro Garnachos dhe Napoli i ka ofruar një shans për të buzëqeshur përsëri.
8 gola dhe 6 asiste në 30 sfida janë shumë pak krahasuar me potencialin real të madrilenit, i cili mund të provojë veten së shpejti tek një ndër kampionatet më të bukur të Europës.



