Lila: Laçi po shkon me shpejtësi drejt kreut

Lila: Laçi po shkon me shpejtësi drejt kreut

Ish-futbollisti Andi Lila, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka komentuar kampionatin, të cilin e ka konsideruar si shumë të luftuar. Lila tha se Laçi po kalon një formë shumë të mirë dhe po shkon me shpejtësi drejt kreut.

“Në vlerësimin tim, është një kampionat shumë i luftuar. Në javët e fundit më ka bërë përshtypje Laçi. Ndaj Tiranës ishte një ndeshje shumë e luftuar në mesfushë. Mendoj se janë mesfushorë me nivel shumë të mirë. Laçi po kalon formën më të mirë. Kurbinasit po vijnë me shpejtësi drejt kreut. Tirana ka pësuar vetëm 9 gola dhe është shumë e mirë kjo. Është një skuadër kompakte dhe pretendente për titullin. Kukësi ka bërë një ekip shumë të mirë.”, u shpreh Lila.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy