Humbja në Champions League kundër Monchengladbach duket se i ka shërbyer Realit të Madridit që të mobilizohet në La Liga, pasi ‘galaktikët’ kanë mposhtur sot 4-1 Huesca-n. Për t’u veçuar në këtë takim ishte edhe rikthimi i Eden Hazard pas shumë muajsh mungesë, për më tepër një gol që vinte pas 392 ditësh ‘thatësirë’.
Më tej Benzema realizoi ‘dopietë’ ndërsa emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Valverde.
Në Premier League Manchester City i Guardiolës ia ka dalë të sigurojë tre pikët në një transfertë kundër Shefield United. Citiziens iu ka mjaftuar goli i Ëolker për të fituar.



