
Presidenti i UEFA, Aleksander Çeferin i ka shkruar presidentit të ECA(shoqata e klubeve të Europës), Andrea Anjeli dhe atij të Ligave Futbollistike Europiane, suedezit Lars-Christer Olsson, duke lajmëruar shtyrjen e takimit që ishte vendosur për në datën 11 shtator, ku do të diskutoheshin formati i ri Champions League-s së ardhshme si dhe kompeticionet e tjera kontinentale për klube.
Associated Press ka mundur të bëjë publike letrën në të cilën Çeferin bën të ditur se ka vendosur shtyrjen dhe shpjegon se do të dërgojë” sa më shpejt një ftesë të re sapo të jetë gati për një diskutim më të thelluar”. Numri 1 i UEFA shton se “jemi duke grumbulluar përgjigje dhe mendime nga ana federatave kombëtare dhe nga subjekte të tjera të përfshira” dhe që më vonë do të jetë momenti “i duhur për të përballuar një diskutim ndërsa po diskutohen propozimet e ardhura nga pjesë të ndryshme”, edhe UEFA nuk” e ka me nxitim të marrë një vendim brenda vitit për kompetencat e trevjeçarit 2024-2027”.
Takimi i 11 shtatorit mes Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe drejtuesve të ECA dhe Ligave Europiane ishte fiksuar nga vetë Çeferin.Motivi kryesor është formati i Champions League-s së re, që sipas kritikëve do të kthehej në një kompeticion elitar, i rezervuar vetëm një numri të vogël të skuadrave të klubeve të mëdha, me reflektime negative mbi klubet dhe kampionatet e tjera. Në veçanti, shumë liga dhe federata të ndryshme kombëtare e kanë kundërshtuar fort këtë projekt, të cilat e kanë çuar përpara nga bashkimi i klubeve europiane që pikërisht sot janë mbledhur në Liverpool në një takim privat.



