
Arbin Zejnullai, ishte autor i një supergoli ndaj Dinamo City, në fitoren 3-0 të Egnatias.
Pas ndeshjes, mesfushori foli për MCN TV, ku u shfaq shumë i lumtur, ndërsa deklaroi se kishte besim për golin.
Kohët e fundit kam shënuar shumë gola në stërvitje. Ia kërkova trajnerit që ta gjuaja unë. Ia kisha thënë edhe lojtarëve që do e gjuaj unë.
E kam gjetur veten te ky pozicion, që jam më i avancuar dhe shpresoj të vazhdoj kështu.
Pretendimi për penallti? Mendova që të kaloja Behiratche dhe në momentin e parë që kisha kontakt kërkova penallti, por nuk ishte i këtij mendimi edhe arbitri. Nuk e di nëse ishte vendim i drejtë apo jo.



