Marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Olimpik Hungarez, Shima zbulon për çfarë u diskutua

Marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Olimpik Hungarez, Shima zbulon për çfarë u diskutua

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, nënshkroi në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Olimpik Hungarez, në kuadër të planit strategjik për ciklin Olimpik 2021-2024. 

Në lidhje me këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima. Ky i fundit tregoi detajet për bashkëpunimin, teksa zbuloi se ka pasur takim së fundmi edhe me kryeministrin Rama, ku u diskutua për ligjin e sportit dhe të sponsorizimeve.

Dje kishim një takim me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj. Sot ishim në Ministrinë e Sporteve, teksa kishim edhe një takim me kryeministrin Rama. Ky është vetëm hapi i parë i bashkëpunimit. Kjo është një marrëveshje e hapur. Kur u nënshkrua, të gjithë u treguan të gatshëm që bashkëpunimi të shtrihet në çdo fushë, edhe për Komitetin Olimpik Hungarez edhe për ne. Bashkëpunimi konsiston në zhvillimin organizativ, gjenerimin e burimeve, krijimin dhe zhvillimin e strategjisë, shkëmbimeve të njohurive lidhur me programet e edukimit, trajnimit  dhe zhvillimit të cilësisë sportive në vend, implementimit të praktikave më të mira sportive dhe zhvillim të kampeve të përbashkëta trajnimi për sportistët.

U diskutua në zyrën e kryeministrut edhe ligji për sportin shqiptar. U diskutua edhe për ligjin e sponsorizimit. Hungarezët sollën edhe një pjesë të ligjit të përkthyer në anglisht. Një nga pikat e ligjit hungarez, është se kanë disa prioritete për sportin. Do të vendoset një tavan, që nuk mund të kalohet mbi një shumë, për sponsorizimin. Kemi nisur një fushatë, më 9 dhjetor Fidel Ylli shkon në Uzbekistan, ku do të zhvillohet kampionati botëror i peshëngritjes. 

Arritja e një medalje do të ishte arritje e madhe për të gjithë. Jemi në një përfundim të një drafti, për sponsorizimin. Shpresoj që të arrimë diçka serioze, që të kemi një sponsor gjeneral dhe më pas të afrojmë të tjerë, që sportistët t’i dërgojmë në garë. 

Për bursat është dërguar lista e parë dhe pritet një konfirmim. Jemi në pritje dhe më pas do të punojmë për të tjerat. 

Të jem i sinqertë, nuk kam kohë të mendoj për gjë tjetër në këtë periudhë përveç KOKSH, prandaj nuk po e ndjej mungesën e basketbollit.

Gjithmonë ka gjëra për t’u përmirësuar. Kur do të bësh mirë e gjen mundësinë. E rëndësishme është të jetë fryma.”, u shpreh Shima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy