
Marcelo vendosi të largohej nga Real Madrid, skuadër me të cilën luajti nga viti 2007.
Braziliani tashmë është në kërkim të një skuadre të re dhe në sezonin e ardhshëm mund të shikojmë në Serie A.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Marcelo është në bisedime me drejtuesit e Lazios. 34-vjeçarit i pëlqen një transferim në Romë dhe ka kërkuar kontratë 3-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon.
Drejtuesit e klubit italian po e shqyrtojnë si mundësi dhe në ditët e ardhshme, mund të mbyllet si marrëveshje.



