Manchester City, përcakton çmimin për Julian Alvarez

Manchester City, përcakton çmimin për Julian Alvarez

Kohët kanë ndryshuar dhe aktualiteti i Julian Alvarezit tek Manchester City nuk është më ai i dikurshmi.

Argjentinasi ka mbetur në prapavijë, për të cilin mendohet se mund të largohet nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ gjatë kësaj merkatoje verore.

Kjo teori përforcohet me kërkesën e drejtuesve të ‘’ Qytetarëve ‘’ për golashënuesin, e cila i arrin 90 milionë eurot, sipas gazetarit Sam Lee, 70 prej të cilave për kartonin dhe 20 bonuse.

Potenciali i ishi-t të River Plates nuk mund të vihet në diskutim por presioni tek një ekip si bardhekaltërit është shumë i madh dhe prapakohët sigurisht të bëjnë që të ngrohësh stolin.

 

Drupal Ad

 

 

 

Për 24 vjeçarin janë futur në garë Paris St Germain dhe Atletico Madridi dhe natyrisht ‘’ Les Pariziens ‘’ janë dukshëm të favorizuar për arsye të potencialit të Nasser Al Khelaifit.

Ne fakt presidenti nga Katari ka dhene maksimumin prej vitesh per ti afruar francezet me titujt, por fatkeqesisht nuk e kane arritur objektivin madhor, fitimin e Champions Leagues.

Interesi i kuq e bluve evidenton një moment shumë të rëndësishëm edhe në karrierën e Julian Alvarezit, i cili pas Premier Leagues mund të provojë veten edhe në Ligue 1, me kampionin në fuqi.

Në dy sezone sulmuesi nga Calchin ka arritur të adaptohet shumë shpejt me një futboll ndryshe, dhe në të kaluarën kontriboi me 19 gola dhe 13 asiste në 53 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy