Milan ndjek Under

Milan ndjek Under

Sforcot e Milanit për të rritur kualitetin  kanë ardhur në rritje në javët e fundit .  Kuqezinjtë e dinë se me mbërritjen përsëri në Champions League kërkesat rriten vetvetiu dhe përgjegjësia bëhet më e madhe . Rikthimi në kompeticionin e dëshiruar e bën të shpresojë  se mund të kthehet në skuadrën e dikurshme që trembte çdo kundërshtar .  Edhe pse kohët kanë ndryshuar pothuajse plotësisht uria për sukses nuk ka ndalur asnjëherë tek italianët .  Stefano Pioli e ka të qartë se merkatoja e verës do të rezultojë përcaktuese për sezonin e Milanit dhe ka deklaruar objektivin e rradhës .  Eshtë sulmuesi Cengiz Under ai që e ka impresonuar  55 vjeçarin  . Turku është një lojtar shumë i guximshëm në metrat e fundit të fushës dhe spikat për shpejtësinë e tij . 

Sipas ‘’ La Gazzeta Dello Sport ‘’ kartoni i 23 vjeçarit është vetëm 15 milionë euro , aspak problematike për Milanin . Huazimi  nga Roma tek Leicester City ka rezultuar i qëlluar në shenjë sepse  sulmuesi e ka rritur nivelin në Premier League . Gjithsesi mbetet për tu parë qëndrimi i Jose Mourinhos  në lidhje me këtë interes që është një mundësi shumë e mirë për progresin e tij . Adaptimi i shpejtë në çdo skuadër është një faktor shumë i rëndësishëm për të ardhmen e dëshiruar .  

Tek ‘’ The Foxes ‘’ Cengiz Under e ka demostruar rëndësinë e tij në  19 takime dhe 2 gola gjatë këtij sezoni dhe interesi i Milanit mund ti hapë rrugë largimit  nga ‘’ King Power ‘’ për tu transferuar në ‘’ San Siro ‘’ .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy