
Franck Kessie pritet të largohet nga Barcelonë në këtë merkato vere. Mesfushori u bashkua me katalanasit para një viti, por aventura mund të mbyllet pas vetëm një sezoni. Klubi spanjoll e ka nxjerrë në merkato dhe është në pritje të ofertave. Juventusi e kërkon prej kohësh lojtarin, si dëshirë të trajnerit Allegri. Kessie e njeh mirë Serie A, pasi ka shkëlqyer me Milanin dhe Atalantën e aty. Megjithatë e ardhmja e lojtarit nga Bregu i Fildishtë, pritet të jetë në Premier League. Sipas raportimeve të fundit, interes për 26-vjeçarin ka shfaqur Tottenham. Gjithashtu edhe dëshira e Kessie është të transferohet në Angli, pasi dëshiron të provojë një kampionat të ri.



