
Dëmtimi i Robert Lewandovskit që pritet ta mbajë afërsisht një muaj larg fushave të blerta e ka ndezur alarmin tek Bayern Munchen drejtuesit e të cilit kanë ndërmarrë aksionet respektive për tu përforcuar në qendrën e sulmit .
Evolucioni i mrekullueshëm që ka bërë Son Heung Min me londinezët e Tottenham Hotspurit konsiderohet një fakt që duhet të merret parasysh nga direktiva e gjermanëve .
Sipas spanjolles ‘’ As ‘’ drejtori teknik Hasan Salihamidzic ndihet i detyruar për të kërkuar përforcimet cilësore gjatë merkatos verore me objektivin e mbajtjes gjallë të shpresës për dominimin e Bundesligës dhe Europës edhe gjatë sezoneve vijuese .
Karakteristikat e nxënësit të Jose Mourinhos vlerësohen shumë nga numri një i pankinës Hans Dieter Flick sepse është një lojtar polifunksional dhe transferimi i mundshëm në ‘’ Allianz Arena ‘’do ti krijonte një tjetër perspektivë lojës së gjigandëve bavarezë .
Koreani konsiderohet si shoqëruesi perfekt i sulmuesit polak në majën e sulmit, dyshe që me siguri do ta shtojë produktivitetin e repartit të avancuar duke e bërë me efektiv gjatë sezonit vijues.
Megjithatë për konkretizimin me sukses të një operacioni të tillë Bayern Munchen tashmë i ka hedhur hapat ashtu siç duhet dhe ka deklaruar se oferta për 28 vjeçarin prek shifrën e 12 milionë eurove në sezon , plotësisht e justifikueshme nëse merret parasysh rendimenti i Son Heung Min në fushën e lojës.
Për më tepër një transferim i tillë do të perceptohej si një ndër më interesantët e merkatos verore për vetë faktin e të qënit një ndër lojtarët më të mirë në qarkullim .
Son Heung Min nuk ka të ndalur me prezencat pozitive prej disa sezonesh dhe momentalisht regjistron 41 takime dhe 18 gola nën drejtimin e Jose Mourinhos për të cilin mbetet një ndër pikat referuese në sulmin e ‘’ Spursave ‘’.
Direktiva kryeqytetase duhet ti bëjë mirë llogaritë në lidhje me interesin e Bayern Munchen sepse influenca e jashtëzakonshme që ka gjeneruar ky lojtar me rendimentin e tij mbetet një element i domosdoshëm për sukseset e një ndër konkurrentëve më të ashpër të Premier Leagues .



