
Situata aktuale e Paul Pogba-s ofron të gjitha pistat e mundshme dhe skuadrat me emër janë hedhur në luftë për francezin . Eshtë Barcelona e cila s’ka të ndalur me tentativat për të pasuruar organikën sepse kërkon ti rikthehet sukseseve edhe pa prezencën e Lionel Messit. Gjatë bisedave të zhvilluara ndërmjet presidentit Joan Laporta dhe agjentit Mino Raiola u trajtua pikërisht kjo temë për faktin se 28 vjeçari nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Manchester United , fakt që i shton mundësitë për tu larguar nga magjiku ‘’ Old Trafford ‘’.
Por në valle kanë mbetur edhe Paris St Germain , Juventus dhe Real Madridi , skuadër që prej shumë vitesh lufton për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por mosplotësimi i kërkesave të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ të cilët asokohe kërkonin 100 milione euro ndikuan tek mosrealizimi i këtij operacioni të bujshëm .
Megjithatë fakti se është drejt përfundimit të kontratës në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ i bën në rastin konkret katalanasit të mbajnë gjallë shpresat se mund të kenë kënaqësinë për ta patur në gjirin e tyre me parametër zero , pavarësisht se problemet e theksuara ekonomike do të pengonin ofertat e majme në lidhje me rrogën por ky i fundit do të kishte shansin për të përfaqësuar një ndër skuadrat më potente në glob që prej disa sezonesh ka shënuar një rënie rendimenti sidomos me largimin e Lionel Messit tek Paris St Germain që parashikohet se do të ndikojë shumë në ecurinë pozitive të spanjollëve .
Mbetet për tu parë se si do të komportohen drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ në lidhje me këtë çështje që konsiderohet kyçe për të ardhmen për arsye se Paul Pogba është shumë determinant në skemat e Ole Gunnar Solskjaer i cili ka arritur të formojë një skuadër shumë kompetitive që do të kërkojë të rikuperojë vendin që i takon si në Angli ashtu edhe në Europë .



