
Mbrojtësi Harry Maguire, pritet të largohet nga skuadra e Mnachester United në merkaton e verës. Futbollisti anglez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ten Hag dhe klubi e ka nxjerrë në shitje. Sipas raportimeve nga Anglia, thuhet se janë tre klube të Premier League, që kanë shprehur interes për lojtarin. Bëhet fjalë për West Ham, Newcastle dhe Tottenham. Megjithatë Manchester United, kërkon të paktën 50 milionë euro dhe nuk ka ndërmend ta lërë të lirë me një ofertë më të vogël.



