
Prej shumë kohësh dihet se një ndër objektivat e Xavi Hernandezit për merkaton vijon të jetë Dani Olmo.
Spanjolli konsiderohet një ndër më të mirët e Leipzigut por problemet e Barcelonës në aspektin ekonomik vijojnë të jenë pengesa e katalanasve për arritjen e objektivave.
Sipas "Mundodeportivos", drejtuesit e katalanasve i kanë kërkuar 24-vjeçarit mos ta rinovojë kontratën me Leipzigun në mënyrë që të transferohet në verën e 2024-tës në ‘’ Camp Nou ‘’ me parametër zero .
Bisedimet kanë filluar që në kohën kur po zhvillohej Botërori i Katarit por duhet shtuar se gjermanët synojnë me çdo kusht qëndrimin e ishi-t të Dinamo Zagreb në ‘’ Red Bull Arena ‘’ .
Një aspekt që duhet të merret në konsideratë është se vlera aktuale e kartonit të Dani Olmos arrin 40 milionë eurot dhe ‘’ Blaugranët ‘’ nuk e kanë mundësinë e një investimi të tillë, fakt që do të thotë se vendimi i takon protagonistit të historisë , një lojtar shumë cilësor i cili ka dhënë një kontribut të çmuar tek ‘’ Demat e Kuq ‘’.



