
Kalimi tek Bayern Munchen nuk i ka rezultuar ashtu siç e priste Marcel Sabitzer.
Mesfushori ka hasur vështirësi sepse tek bavarezët kërkesa e llogarisë është shumë e madhe por kontributi me Leipzigun vijon të mos anashkalohet nga ekipet e elitës.
Sipas raportimeve të tabloidit ‘ The Sun ‘ , për 28 vjeçarin do të zhvillohet një supersfidë ndërmjet Atletico Madridit dhe Arsenalit , skuadra që kanë patur një rënie të theksuar gjatë këtij sezoni dhe tek dy ekipet e kryeqytetit po planifikohen ndërhyrjet në merkato , sidomos për ‘’ Topchinjtë ‘’ të cilët do të tentojnë thyerjen e akullit në sezonin vijues.
Parashikimet e orientojnë larg Gjermanisë Marcel Sabitzerin i cili s’ka bërë shumë në Mynih dhe besohet se merkatoja e verës do të prodhojë ndryshime për vijimin e karrierës duke marrë parasysh kandidatët që e pelqejnë.
Sukseset vijojnë të jenë pjesë e eksperiencës në ‘’ Red Bull Arena ‘’ dhe duhet të rikthehemi paksa mbrapa në kohë , konkretisht në sezonin 2019-2020 , etapë që e pozicionoi në formacionin më të mirë të Bundesligës duke i dhënë më tepër kurajo për të ardhmen dhe momentalisht , afër përfundimit të sezonit Marcel Sabitzer e ka kanalizuar kontributin në vetëm 1 gol në 8 sfida me një Bayern që vuan akoma eleminimin e trishtë nga Champions League por gjithsesi kualiteti impresionues e ka bërë për vete Atletico Madridin dhe Arsenalin për ta afruar në një ndër kampionatet më të bukur në glob siç është Premier League apo Primera Division.
Situata e ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ‘’ Topchinjve ‘’ është afërsisht e njëjtë sepse vijojnë ende luftën për pjesëmarrjen në Champions League në sezonin e ardhshëm , objektiv i domosdoshëm dhe mbetet për tu parë se a do të mund ta arrijnë në sfidat e mbetura.



