Manchester United, tjetër opsion për mbrojtjen

Manchester United, tjetër opsion për mbrojtjen

Tek Manchester United kanë filluar përpjekjet për formimin e një ekipi edhe më kompetitiv gjatë sezonit vijues.

 Drejtuesit kanë siguruar qëndrimin e Ruben Amorim, i cili do të ketë një detyrë të vështirë përpara për ta ndryshuar historinë në kompeticionet pjesëmarrëse. 

Prapavija do të marrë një fokus të veçantë duke qenë se nuk e ka bindur ishi-n e Sporting Lisbonës, i cili tashmë ka përfshirë një tjetër element në listë. 

Vanderson i Monacos vijon të jetë një referent prej katër sezonesh, fakt i mjaftueshëm për tu pretenduar nga ‘’ Djajtë e Kuq ‘’. 

Të qënit mjaft i ri, me 23 vite mbi supe në njëfarë mënyre garanton suksesin në të ardhmen dhe një kalim në ‘’ Old Trafford ‘’ mund t’ia ndryshojë atë në çdo aspekt. 

Interesi i 20 herë kampionëve të Premier Leagues sigurisht konsiderohet një privilegj për çdo lojtar pasi konsiderohen një ndër ekipet më të pasur dhe të suksesshëm të historisë së futbollit. 

2 gola në 37 sfida janë statistikat  ishi-t të Gremios në sezonin e shkuar me monegaskët, të cilët prenë një biletë për në Champions League në vijuesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy