Tottenham  pëlqen Lautaro Martinez

Tottenham pëlqen Lautaro Martinez

   Pas rikthimit të Romelu Lukakut tek Chelsea , Tottenhami është hedhur në luftë për ti rrëmbyer një    tjetër yll Interit.   Sezonin e ardhshëm zikaltërit do ta fillojnë luftën për mbrojtjen e titullit pa harruar synimin e përfaqësimit dinjitoz në Champions League pa disa nga komponentët që kontribuan me sukses në të  kaluarën si Achraf Hakimi , Antonio Candreva , Joao Mario , Kolarov  . ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kërkojnë të rikthehen aty ku e meritojnë dhe Nuno Espirito Santo konsideron se mbërritja e mundshme e   argjentinasit në ‘’ White Hart Lane ‘’ do ta shtonte produktivitetin në ofensivë  .

Kryeqytetasit kërkojnë ta rikompensojnë largimin e Harry Kane tek Manchester City dhe kush më mirë se   23 vjeçari nga Bahia Blanca do ta plotësonte  kërkësen e  tyre.  

Gjithashtu duhet përmendur edhe fakti se Lautaro Martinez vjen nga një sukses historik me Argjentinën e cila mundi Brazilin në finalen e Kupës së Amerikës , i cili  do ta motivojë në sezonin e ardhshëm për të qenë një ndër pikat referuese  të sulmit .   Ishi i Racing Club  e finalizoi sezonin në mënyrë të shkëlqyer por duke qënë se Interit i duhet të riparojë dëmin ekonomik është i detyruar të heqë dorë nga pikat më të forta të tij .

Klasifikimi i Tottenhamit në Europë mund të rezultojë një element bindës për golashënuesin e mirënjohur i cili kërkon shtimin e sukseseve në kurrikulumin e pasur të tij dhe Tottenham Hotspuri ka dëshmuar ndër vite se  është një kockë e fortë për tu kapërdirë .

19 gola dhe 11 asiste  në 48 ndeshje mbyllën një sezon që do të mbahet mend gjatë nga Lautaro Martinez sepse skuadra e tij rezultoi e vetmja që mundi të mposhtë 9 vite dominimi absolut të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ në Scudetto  .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy