Futbollisti Klajvert Çuni, është ndarë nga jetë në moshën 21-vjeçare. Ai ishte pjesë e Shënkollit, ndërsa prej ditësh ishte në koma.
Lojtari mori dëmtime të shumta në kokë, pas një aksidenti në biznesin e familjes. Pavarësisht përpjekjeve, Çuni nuk ia doli të fitojë dot betejën më të rëndësishme.
Futbollisti u nda nga jeta këtë të enjte, ndërsa presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllimi.
“Lajmi për humbjen e jetës së Klajvert Çunit, të riut të rritur në akademinë e Shënkollit, më ka pikëlluar mua dhe çdo anëtar tjetër të komunitetit të futbollit. Ditë të tilla janë të zeza për këdo, jo vetëm për komunitetin tonë të futbollit.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Klajvertit! U prehtë në paqe!”, shkruan Duka.



