
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, foli në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, në lidhje me projektet e reja.
Ylli deklaroi se projekti i radhës, është që në Tiranë të mblidhen shtetet e Europës juglindore, si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Shqipëria, për të dhënë shembull, se sporti është ura lidhëse.
Te revista “Team Albania”, është puna që është bërë brenda një viti në Komitetin Olimpik. Do të jetë e përvitshme dhe e kemi printuar në Slloveni.
Ne kemi shumë projekte. Kemi sërish ekipet sportive, që do të vazhdojnë edhe këtë vit. Kanë filluar stërvitjen. Do të bëjmë një gala më 16 dhjetor, ku përveç yjeve të sportit shqi9ptar, do të marrim edhe yjet e epikeve sportive.
Projekti i dytë, është ai që ka të bëjë sesa merret popullata shqiptare me sport. Është një studim që lë shumë për të dëshiruar, sepse shqiptarët merren shumë pak me sport. Kemi bërë një grup, ku secili ka marrë detyrat e veta dhe ne duam që t’i japim në tavolinë qeverisë, një database sesa merren me sport. Sporti nuk është vetëm një garë, por është cilësi jete. Duam të sensibilizojmë popullin, pasi0 duke u marrë me sport, ulen problemet në shëndetësi.
Duam të bëjmë një aktivitet në Tiranë, me të gjitha vendet e Europës juglindore. Duke filluar nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, duam t’i organizojmë shtetet në një palë lojëra, që t’i japim shembull qeverive, që të marrin shembull nga sporti, sepse lidh urat e bashkëpunimit.



