
Policia spanjolle, bastisi zyrat e Federatës së Futbollit këtë të mërkurë. Një hetim i nisur së fundmi për kontratat me Arabinë Saudite, ka çuar në prangat e policisë, shtatë persona.
Gjithashtu, është lëshuar edhe një urdhër-arrest për ish-presidentin Luis Rubiales, i cili ndodhet në Republikën Dominikane.
Akuza për korrupsion dhe konflikt interesi, kryesisht në kontratat me Arabinë Saudite, për ta dërguar atje Superkupën e Spanjës.



