Newcastle insiston për Maddison

Newcastle insiston për Maddison

 Duke filluar nga 1 korriku , datë e cila shënon zyrtarisht startin e merkatos së verës, pritet që Newcastle United të jetë një ndër protagonistët e saj.

‘’ Las Urracas ‘’ janë ekipi më i pasur i botës dhe objektivi i drejtuesve mbetet pjesëmarrja në Europë sezonin e ardhshëm .

Shumë emra vijojnë të qarkullojnë në zyrat e ‘’ St James Park ‘’ , dhe një ndër elementët që bind me shumë është James Maddison.

Mesfushori i Leicester City-t është përpara një mundësie që ndoshta s’të vjen shumë herë gjatë karrierës, e cila mund të shoqërohet edhe me tituj në të ardhmen.

Në këtë sezon , rendimenti me ‘’ The Foxes ‘’ ka lënë për të dëshiruar por Eddie Howe mendon se tek bardhezinjtë mund të rikthehet në atë lojtarin deçiziv si në të kaluarën .

Eksperiencës jo te mirë i bashkangjitet edhe situata kritike e anglezëve në Premier League , të cilët renditen të parafundit pas 29 sfidave të zhvilluara dhe nëse nuk do të kenë fatin të qëndrojnë në elitën e futbollit anglez , teorikisht Newcastle do të ketë shumë avantazhe për të firmosur me 26 vjeçarin kundrejt një oferte e cila mund ti arrijë 50 milionë eurot.

Pjesëmarrja në kompeticionet europiane mbetet një ndër objektivat sezonalë për çdo lojtarë dhe me këtë performancë të ashtuquajturit ‘’ Las Urracas ‘’ me siguri do ta përjetojnë këtë eksperiencë në sezonin vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy