U dëmtua në FA Cup, trajneri tregon gjendjen e Brojës

U dëmtua në FA Cup, trajneri tregon gjendjen e Brojës

Armando Broja, pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Conventry në FA Cup, që trembi jo pak stafin teknik të Southampton.

Së fundmi ka qenë vetë trajneri Hasenhuttl, i cili duke folur para ndeshjes me Tottenham, ka zbuluar edhe gjendjen e sulmuesit të Shqipërisë.

“Për fat të mirë dëmtimi i Brojës nuk duket shumë shqetësues. Nuk është stërvitur as të dielën dhe as të hënën, por kemi shpresa që sot mund të bashkohet me grupin dhe nëse kjo ndodh, atëherë mund të luajë nesër ndaj Tottenham.”

E nëse për Brojën ka lajme të mira, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dy futbollistët e tjerë të Southampton, Nathan Tella dhe Lyanco, me këtë të fundit që luajti vetëm 33 minuta ndaj Conventry-t dhe më pas la fushën i dëmtuar, teksa për rikuperimin do t’i duhen të paktën 12 javë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy