Newcastle, afër Van de Beek

Newcastle, afër Van de Beek

Kalvaret e pafundme të mesfushorit Donny van de Beek janë afër mbarimit .  Për hollandezin parashikohet se  do të gjendet drita në fundin e tunelit të errët në merkaton e janarit , atëherë kur do të përjetohet pjesa e parë e merkatos në futbollin e luajtur. 

  24 vjeçari është koshient se i vetmi shpëtim për karrierën  është largimi nga i magjishmi ‘’ Old Trafford ‘’ , aty ku eskperienca i ka rezultuar tepër e dështuar duke  mos i përmbushur pritshmëritë që nga largimi nga Ajax Amsterdami .

 Për vijimësinë është i domosdoshëm ndërrimi i ambjentit sepse në dy vite  me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ka nxjerrë një mesim të rëndësishëm i cili ia ka shtuar vigjilencën  . 

Fakti se nuk është vlerësuar aq sa duhet nga Ole Gunnar Solskjaer , i ka dhënë mundësinë Donny van de Beek-ut të provojë një ndjesi ndryshe dhe tashmë është një hap pranë kalimit tek Newcastle, duke i bërë anglezët të jenë shumë afër transferimit të parë në ‘’ St James Park ‘’.

Per fatin e tij  dhe sipas raportimeve të ‘’ Express ‘’ Newcastle dhe Mino Raiola janë drejt një shtrëngimi duarsh sepse situata në Manchester konceptohet e papërballueshme nga talenti i dalë nga akademia e Ajax Amsterdamit i cili ka humbur një pjesë të rëndësishme në karriere me qëndrimin e kotë tek anglezët .

Në lidhje me ‘’ Las Urracas ‘’ duhet theksuar se janë në një situate kritike sepse renditen të parafundit në tabelë  dhe duhet të shfrytëzojnë potencialin e të plotëfuqishmit Yasir – Al Rumayyan për të ndryshuar ecurinë në Premier League .

Ajo që i duhet Newcastle United është të presë edhe pak për të finalizuar idenë  sepse Donny van de Beek pavarësisht se ka mbetur në prapavijë është një lojtar të cilit i mbetet shumë për të dhënë në fushë dhe do të jetë i privilegjuar nëse do ta veshë fanellën e Newcastle United , skuadër e projektuar për të triumfuar në të ardhmen .

6 ndeshje dhe 1 gol e kanë shoqëruar  mesfushorin në sezonin aktual dhe pritet që të bëjë kthesën e ëndërruar shumë shpejt .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy