Arteta rinovon me Arsenalin

Arteta rinovon me Arsenalin

Arsenali ka bërë një hap të suksesshëm në lidhje me të ardhmen .

Në faqen zyrtare të ‘’ Topchinvje ‘’ është deklaruar rinovimi me Mikel Artetan i cili do ti liderojë deri në 30 qershorin e 2025-sës .

Një vendim i tillë parashikohej sepse spanjollit i mbetet ende për të dhënë në pankinën e anglezëve pas të kaluarës si lojtar i tyre.

 Mbi këtë hap që konsiderohet një sukses me vete 40 vjeçari ka deklaruar :

“  Bisedimet shkuan shumë mirë dhe besoj se do të arrijmë sukseset në të ardhmen. I falenderoj drejtuesit e klubit në veçanti presidentin Josh  Kroenke për mbështetjen .

Do të jap maksimumin në vazhdimësi ashtu siç e kam bërë edhe në kohën kur isha lojtar “ , përfundoi Mikel Arteta.

 Mbërritja në Londër sigurisht i hapi derën një sfide me plot emocione dhe deri me tani numëron  126 ndeshje, 71 fitore, 20 barazime dhe 35 humbje të cilat janë shoqëruar me fitimin e një Fa Cup dhe një Community Shield.

Duke iu referuar sezonit  aktual , Arsenalit i mbeten edhe katër finale për të zhvilluar, gjatë të cilave do të diskutohet pjesëmarrja ose jo në Champions League , turne shumë i preferuar nga ‘’ The Gunners ‘’  të cilët po mundohen të rikthehen në kohët e suksesit por deri më tani konkurrenca e ashpër në të gjitha kompeticionet nuk ia ka mundësuar këtë arritje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy