
Drejtoresha e marketingut te Partizani, Blerina Bajko, foli për MCN TV, para derbit me Tiranën.
Bajko tha se janë bërë shumë fushata që të ulet gjuha e urrejtjes në stadiume, ndërsa shtoi se femrat janë prioritet dhe duan të krijojnë një ambient të qetë për të shijuar spektaklin.
Çdo ndeshje e zhvillojmë me të njëjtin intensitet dhe seriozitet. Duke qenë se derbi është ndeshja më e rëndësishme e vitit, duhet më shumë vëmendje.
Kemi bërë shumë fushata, për të ulur gjuhën e urrejtjes në stadiume. Prioriteti i presidentit është që stadiumi të jetë vend për familje dhe kemi bërë shumë aktivitete në këtë prizëm. Femrat kanë prioriteti dhe po mundohemi të krijojmë një ambient ku ta ndjejnë veten komode dhe të vijnë me shoqe e familjen, për të shijuar spektaklin.



