Interi me trajner të ri, Inzaghi merr drejtimin e zikaltërve

Interi me trajner të ri, Inzaghi merr drejtimin e zikaltërve

Simone Inzaghi edhe zyrtarisht është trajneri më i ri i Interit. Klubi zikaltër nëpërmjet një komunikate zyrtare, kanë prezantuar ish-trajnerin e Lazios në stol.

Inzaghi do të pasojë në stol Antonio Conten, i cili u largua nga drejtimi i Interit pas përfundimit të sezonit. Ish-trajneri i Italisë, ia doli të fitojë titullin me zikaltërit, por pavarësisht kësaj, në fund të sezonit nuk u arrit një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimi më tej dhe palët shtrënguan duart.

Kështu Inzaghi ka firmosur për dy sezone me Interin, teka do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon. 45-vjeçari ishte në drejtimin e Lazios për 5 sezone, aty ku bëri një punë shumë të mirë dhe kjo bindi drejtuesit e Interit që t’ia besojnë atij drejtimin e skuadrës për dy sezonet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy