
Kalimi nga Sampdoria tek Interi ja ka ndryshuar katërciprisht karrierën mbrojtësit Milan Skriniar .
Sllovaku ka lënë gjurmë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe ishte një ndër protagonistët në fitimin e Scudettos së 19-të me një dorë të hekurt në stol si Antonio Conte.
Kampionët në fuqi të Italisë vijojnë të jenë të kërcënuar nga Manchester City dhe Real Madridi dhe e kanë shtuar vigjilencën në lidhje me këtë çështje për të cilën po japin maksimumin për ta përfunduar me sukses.
Më e mundshmja mbetet qëndrimi i 27 vjeçarit në Milano sepse tek Interi e ka gjetur mbështetjen e kërkuar dhe po mendohet një rinovim kontrate deri në 30 qershorin e 2026-tës, e shoqëruar kjo me një rritje rroge nga 3 që përfiton aktualisht në 5 milionë euro.
Lideri i prapavijës së Interit është shëndërruar në një ikonë sepse kontributi i tij po vjen në rritje dhe italianët ndihen shumë të privilegjuar për faktin e të pasurit një lojtar të tillë në përbërje.
Eksperienca 5 vjeçare tek Interi jo vetëm që e ka shëndërruar në element stabël por ndër mbrojtësit më të preferuar të arenës europiane , me të cilin Interi ndihet i sigurtë dhe i distancon rivalet nga shënimi i golave .
Rendimenti i Milan Skriniar konsiderohet një motiv për interistët për ta mbajtur më gjatë dhe ta largojë nga ofertat tunduese të ‘’ The Citiziens ‘’ apo ‘’ Galaktikëve ‘’ në merkaton verore pasi shquhen si ekipe që i shkojnë deri në fund çdo tentative, fakt që mund të prodhojë ndonjë situatë të pakëndshme për skuadrën e Simone Inzaghit.
Ishi i Lazios vijon të bëjë një punë për tu duartrokitur sepse Interi lufton ende për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar me një trainer që po has vështirësi me londinezët e Tottenham Hotspurit.



