Brdaric: Vllazninë e zgjova nga gjumi letargjik

Brdaric: Vllazninë e zgjova nga gjumi letargjik

Trajneri Thomas Brdaric, është rikthyer të flasë për Vllazninë, skuadër të cilën e drejtoi deri pak javë më parë.

Tekniku kroato-gjerman u shkarkua, pas rezultateve jo të mira të treguara nga skuadra.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në Gjermani, për “Kicker”, Brdaric u shpreh se ai së bashku me stafin e tij ia dolën të zgjojnë Vllazninë nga një gjumë letargjik.

Tani ka nisur të kalojë ajo periudha e surprizës së parë. Kur punon me shumë përkushtim, një shkarkim i tillë të trondit. Mendoj se ia dolëm ta zgjonim ekipin nga një gjumë letargjik. Në sezonin e kaluar ne luajtëm në kualifikueset e Europa League. Do të më pëlqente shumë të kisha mundësinë për të mbrojtur trofeun e Kupës së Shqipërisë. Megjithatë djemtë janë në finale dhe unë po i ndjek dhe kam kryqëzuar gishtat për ta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy