
Pas humbjes së Liverpool-it, një tjetër rezultat surprizë është regjistruar në Premier League, sa i përket garës për titullin kampion.
Aston Villa triumfoi 0-2 ndaj Arsenalit, duke iu hequr mundësinë topçinjve për të marrë vendin e parë.
Golat e Bailey dhe Watkins në fund, i dhanë fitoren miqve në këtë përballje. Një “asist” për Manchester City-n, që merr kryesimin me 73 pikë, ndërsa ndjekin Arsenali dhe Liverpool me nga 71 pikë.



