
Prej disa kohësh Ivan Toney ka rezultuar një ndër sulmuesit më të spikatur të Premier Leagues.
Kontrata e tij vijon në fuqi deri në qershorin e 2025-sës dhe në orët e fundit Al- Ahli ka shfaqur interes për ta transferuar në Arabinë Saudite.
Interesi sa vjen edhe shtohet për lojtarët më cilësorë të ligave kryesore të kontinentit të vjetër, skuadra të cilat kanë një avantazh të theksuar në aspektin ekonomik.
Në sezonin e shkuar anglezi shënoi 21 gola në 35 sfida dhe drejtuesit e Al Ahli janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro, shifër paksa larg vlerës së kartonit të tij, e shoqëruar me një përfitim prej 18 milionë eurosh.
Një kalim në këtë ligë sigurisht do të konsiderohej një hap ndryshe në karrierë, e cila natyrisht është ende larg në aspektin cilësor, por në atë ekonomik bën diferencën.
Flitet se në ditët vijuese negociatat mund të avancojnë, drejt një marrëveshjeje, e cila ndoshta do të ketë një impakt të konsiderueshëm në karrierën e Ivan Toney.



