Vllaznia u kualifikua në Europë, pasi siguroi vendin e katër në renditje. Fitorja ndaj Bylisit, me përmbysje me rezultatin 2-1, i ngjiti shkodranët në vendin e katërt me 40 pikë.
Kuqeblutë përfituan nga humbja e Teutës, për tu ngjitur në renditje. Ndërkohë me humbjen e sotme, Bylis ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë, aty ku do i bashkohen edhe Kastriotit.
Ballshiotët e mbyllin kampionatin në vendin e nëntë me 38 pikë, 2 më pak se Erzeni i vendit të tetë.



