Hysaj: Shpresoj të shënoj sërish ndaj Islandës, kemi një mundësi të artë

Hysaj: Shpresoj të shënoj sërish ndaj Islandës, kemi një mundësi të artë

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, duke folur para mediave, në prag të sfidave në Ligën e Kombeve, u shpreh se Shqipëria ka një mundësi të artë për vendin e parë, duke pasur parasysh përjashtimin e Rusisë.

I pyetur për golin ndaj Islandës në ndeshjen e fundit, Hysaj deklaroi se shpreson të shënojë sërish, ndërsa shtoi se kundërshtari është studiuar mirë.

Unë jam gati. Siç kemi luajtur edhe ndeshjen e fundit me Islandën, kemi treguar që jemi të rrezikshëm. Dje pamë ndeshjen me Izraelin dhe pamë që luanin me kundërsulm. Me Spanjën treguam që niveli jonë është rritur shumë. Jemi gati për atë ndeshje.

Ne jemi 3 skuadra të forta në një nivel gati të afërm. Rusia është me nivel të lartë. Tani që mungon kemi mundësi të artë për të shkuar më tej. Duhet ta shfrytëzojmë për të shkuar në Play-Off.

Gjithë lojtarët që janë këtu, kanë ardhur me qejf dhe me 100% të fizikut. Kushdo që vjen këtu, do të ecë përpara. Ne duam të ikim atje dhe të shohim se si shkon ndeshja.

S’e kam parë golin me Islandën. Pak gola kam bërë. Shpresoj të shënoj sërish. Kam parë dje Islandën me çunat dhe ishim të përqendruar me lojën që bëjnë ata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy