Armando Broja, ka nisur për herë të parë stërvitjen me skuadrën e Chelsea, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Pas stërvitjes i diferencuar, tashmë sulmuesi shqiptar është stërvitur me grupin dhe shpreson ta bindë trajnerin Pocchettino, për t’i dhënë minuta.
Megjithatë te Chelsea e dinë, që Brojës do i duhet kohë për të kapur formën dhe për këtë arsye janë futur në merkato për një sulmues.
Drejtuesit po kërkojnë për një sulmues, duke parë edhe dëmtimet e pësuara.



