
Pas tentativave të drejtuesve të Barcelonës për Bernardo Silvan edhe ato të Atletico Madridit kanë nisur ofensivën.
Mesfushori do të largohet nga ‘’ Etihad ‘’, të cilin Diego Simeone e ka kërkuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
31 vjeçari ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës, i cili mban një eksperiencë të gjatë mbi supe dhe ka rezultuar ndër vite një vlerë e shtuar për çdo ekip.
Kryeqytetasit konsiderohen një rival i sikletshëm si në aspektin sportiv ashtu edhe gjatë merkatove, të drejtuar nga një ndër trainerët më të paguar në futboll.
Ishi i Monacos e interpreton ashtu siç duhet lojën dhe adaptohet në disa pozicione, ç’ka e bën edhe më të dëshiruar nga ekipet e elitës.
I ashtuquajturi ‘’ El Cholo ‘’ tanimë e konsideron një prioritet transferimin e fantazistit nga Lisbona tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilët në çdo sezon synojnë fitimin e trofeve.
Projekti ambicioz i Enrique Cerezos mund të rezultojë bindës për Bernardo Silvan i cili tek ‘’ Qytetarët ‘’ e ka treguar se mund ta bëjë diferencën.
Sezonin e nëntë tek bardhekaltërit, ish fituesë të Champions Leagues dhe Premier Leagues nxënësi i Pep Guardiolas e finalizoi me 3 gola dhe 5 asiste në 53 sfida dhe e sigurtë është se lista e pretendentëve do të zgjerohet me kalimin e ditëve.



