Behari: Partizani ka ndryshuar, ndaj Bate Borisov pritet të luajnë ata të pjesës së dytë me Ballkanin

Behari: Partizani ka ndryshuar, ndaj Bate Borisov pritet të luajnë ata të pjesës së dytë me Ballkanin

Trajneri Ardi Behari, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për miqësoren që Partizani humbi ndaj Ballkanit. Behari deklaroi se trajneri Zekiç, do të bazohet te pjesa e dytë për ndeshjen me Bate Borisov, ku Partizani tregoi fytyrë tjetër. “Ishte një ndeshje shumë e bukur. Nuk dukej miqësore. Kishte shumë cilësi, shumë ritëm. Kishte shumë futboll brenda. Pjesa e dytë, është ajo që trajneri do të fokusohet për ndeshjen me Baten. Në pjesën e dytë, ra në sy aktivizimi i lojtarëve që priten titullare. Kishte një tjetër ritëm në të dytën. Më pëqeu shpejtësia dhe agresiviteti i Partizanit. Partizani i Zekiç do jetë ndryshe, është një Partizan konkret dhe i drejtpërdrejtë. Më bën përshtypje forma shumë e mirë e disa lojtarëve. Mba duket në formë të shkëlqyer. Lojtarët në fushë ndaj Bate Borisov, duhet të jenë ata të pjesës së dytë ndaj Ballkanit. 4-3-3, ishte një zgjedhje shumë e mirë.”, deklaroi Behari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy