Maradona zbulon statujën e tij në Indi, por ngjashmëria lë për të dëshiruar  (VIDEO)

Maradona zbulon statujën e tij në Indi, por ngjashmëria lë për të dëshiruar (VIDEO)

Ylli i futbollit argjentinas Diego Armando Maradona ka ngelur i surprizuar nga vizita e tij e fundit në Indi. Argjentinasi ishte i ftuar në Kalkuta të Indisë për të përuruar statujën e tij prej bronzi, tre metra të lartë, që kujton momentin kur “El Pide de Oro” ngriti lart Kupën e Botës në vitin 1986 në Meksikë.

Por ajo që binte shumë në sy ishte ngjashmëria e veprës me pamjen e atëhershme të legjendës së futbollit. Kjo ka shkaktuar edhe te vetë Maradona një habi dhe të qeshura, pasi pamja e statujës ishte shumë ndryshe. 

Maradona nuk është i vetmi, pasi pak kohë më parë një histori e ngjashme ndodhi me Cristiano Ronaldon. Në nder të futbollistit të Realit, emri i tij iu vendos një aeroporti në Portugali ku në hyrje do ishte edhe statuja e 32-vjeçarit. Në momentin që u zbulua ajo linte shumë për të dëshiruar dhe autori e ribëri atë.

Nuk dihet nëse do të ndodh edhe me statujën e Maradonës e njëjta gjë, por një gjë është e sigurt se kjo video është bërë virale në internet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy