Napoli, gjen mbrojtës tek Sevilla

Napoli, gjen mbrojtës tek Sevilla

Tek Napoli po punohet me shumë përkushtim për të qenë në lartësinë e duhur edhe në sezonin vijues.

Me Antonio Conten në stol, ‘’ Il Partenopei ‘’ kanë funksionuar ashtu siç pritej, kampionë në fuqi të Scudettos. 

Traineri nga Lecce shquhet për kokfortësinë e tij dhe sigurisht gjatë kësaj merkatoje verore po bën llogaritë për vijimësinë. 

Aurelio Di Laurentis është vënë totalisht në dispozicion të kërkesave të ishi-t të Tottenham Hotspurit dhe drejtuesit si duket e kanë arritur një objektiv. 

Tek Sevilla Juanlu Sanchez prej kohësh ishte në listën e italianit, i cili ka ditur të përshtatet me shpejtësi në disa pozicione të prapavijës, fakt që e bën një lojtar polivalent. 

Kjo marrëveshje ndërmjet bardhekaltërve dhe andaluzëve mund të arrihet për shifrën e 18 milionë eurove dhe për 21 vjeçarin do të ishte eksperienca e parë jashtë Spanjës. 

Në aspektin defensiv Antonio Conte po punon intensivisht për të mos përsëritur gabimet e të kaluarës, edhe pse Napoli zhvilloi një sezon fantastik në Serinë A. 

Ndërkohë, vetë Juanlu Sanchez e konsideron një hap përpara në karrierë transferimin në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, aty ku e pret një ekip shumë cilësor dhe një ndër trainerët më të mirë në këtë profesion. 

Orët vijuese do të jenë deçizive për zyrtarizimin e marrevëshjes dhe fillimin e një sfide shumë interesante në karrierën e lojtarit andaluz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy